Home ShowBiz Elita Rudi vjen me surpriza, ja çfarë po planifikon moderatorja
Elita Rudi vjen me surpriza, ja çfarë po planifikon moderatorja
0

Elita Rudi vjen me surpriza, ja çfarë po planifikon moderatorja

0
0

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër para disa muajsh të vogëlushit Zëri i cili e shkëputi për pak kohë nga ekrani dhe projektet e saj Elitën.

Ajo është marrë së fundmi me vogëlushin, ndërsa e kemi parë shpesh të postojë foto e video të ndryshme në të cilat Zëri duket shumë i ëmbël.

Aktualisht Elita duket se i është kthyer punës.

Ajo ka shpërndarë së fundmi një foto në instagramin e saj ku shfaqet e veshur e gjitha me të bardha shumë elegante ndërsa njofton se së shpejti do të vijë me një projekt të ri.

Mesa duket moderatorja ka vendosur që të eksperimentojë në një tjetër fushë jashtë televizionit, pasi shkruan se mezi po pret që të ndajë me miqtë dhe fansat e saj projektin e ri për të cilin është duke punuar.

Ende nuk e dimë se çfarë ka në plan Elita, por shohim se duket shumë në formë dhe e gatshme për t’ju rikthyer punës.

https://www.instagram.com/p/B34VkZ0lFB8/

Link: https://www.instagram.com/p/B34VkZ0lFB8/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3mmWrxl-Xg/