Home ShowBiz Arbana shpjegon përse ngeli në klasën e zysh Irisit, “E pamundur të ndiqja leksionet e saj, por nuk jam penduar”
Arbana shpjegon përse ngeli në klasën e zysh Irisit, “E pamundur të ndiqja leksionet e saj, por nuk jam penduar”
0

Arbana shpjegon përse ngeli në klasën e zysh Irisit, “E pamundur të ndiqja leksionet e saj, por nuk jam penduar”

0
0

Disa ditë më parë Iris Luarasi gjatë spektaklit “Shiko kush luan”, përmendi emrat e disa personazheve të njohur që kishin ngelur në lëndën e saj.

Një prej tyre ishte edhe moderatorja e njohur Arbana Osmani.

Kjo e fundit e pyetur nga një fanse se çfarë do të gatuante për pedagogen që e ngeli, shkruan një status të gjatë shpjegues mbi arsyen përse ngeli në lëndën e Iris Luarasit.

Arbana sqaron se në vitin e dytë të fakultetit i është dashur të zgjedhë punën jo vetëm për faktin se e kishte pasion, por edhe sepse e shihte si domodoshmëri për të mbajtur familjen.

“Në atë periudhë jetonim me qera dhe im atë ishte i papunë, kështu që më duhej të mbaja familjen”, thotë Arbana në reagimin e saj.

Megjithatë Arbana sqaron se nuk është penduar aspak, pasi këtë lëndë e dha në vjeshtë dhe e mori dhjetë, gjithashtu edhe temën e diplomës e ka dhënë me zysh Irisin dhe e ka marrë gjithashtu notë maksimale.

arbana osmani

arbanaaa

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0dRPWHADAs/