Poni një prej këngëtareve më të dashura për publikun ka vendosur të ndryshojë look duke hequr dorë nga flokët e zeza.
Të gjithë e mbajmë mend këngëtaren me të njëjtën pamje që kur filloi të dilte për herë të parë në publik.
Ajo nuk ka guxuar asnjëherë të ndryshojë pamje dhe gjithnjë e kemi parë me flokë të gjatë të zinj, por mesa duket tashmë ka vendosur të ndryshojë dhe duhet pranuar se duket kaq ndryshe.
Këngëtarja ka çelur ngjyrën e flokëve, por mesa duket ende nuk është bindur për këtë gjë, pasi pyet fansat nëse është më mirë bionde apo brune.
Megjithatë fansat duket se e preferojnë Ponin bionde, pasi shumica kanë votuar për flokët e çelët.
https://www.instagram.com/p/B4hn9TkHOE5/Link: https://www.instagram.com/p/B4hn9TkHOE5/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bm88nmClVLT/