Home ShowBiz “S’mund ti duroj dot këto skena”, Kejsi na la sërish pa fjalë
“S’mund ti duroj dot këto skena”, Kejsi na la sërish pa fjalë
0

“S’mund ti duroj dot këto skena”, Kejsi na la sërish pa fjalë

0
0

Deklarata e Kejsit dy ditë më parë bëri mjaft bujë në mediat sociale.

Ajo i drejtohej me një mesazh të qartë asaj që supozet se mund të ketë hyrë në marrëdhënien e saj me Stresin.

Kjo deklaratë u përmbyll me frazën: “Të paktën prit firmat”, duke nënkuptuar se Kejsi ka në plan divorcin.

E gjithë kjo erdhi pas publikimit të një videoje ku Stresi shfaqej në ambjentet e një klabi, duke puthur në faqe një femër tjetër.

Ndërsa dy ditë pas deklaratës së bujshme Kejsi ka shpërndarë në instagramin e saj një moment nga një serial turk lidhur me një skenë dashurie të ndaluar.

“Nuk mund ti duroj dot skena të tilla”, thotë ajo krahas videos se shpërndarë në instagram, ndërsa më pas ka vijuar duke shpërndarë momente të tjera nga seriali që po shikon akualisht.

Nuk e dimë se si do të vijojë marrëdhënia mes Kejsit dhe Stresit, por Stresi gjatë speklaklit “Shiko kush luan” në momentin e lojës paint ball ka qëlluar Kejsin kur e kanë pyetur se cilin nga këto personazhe e ka tatuazh në zemër.

Link: https://www.instagram.com/bkc___/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B32R5GVgN7-/https://www.instagram.com/p/B38IiL1ps9LUcujBWSUqF4bRkrdrsmn_UybYT40/