Home ShowBiz Vetëm 3 vjeç dhe i bie baterisë, djali i Vesës një talent i vërtetë do t’ju lejë pa fjalë
Vetëm 3 vjeç dhe i bie baterisë, djali i Vesës një talent i vërtetë do t’ju lejë pa fjalë
0

Vetëm 3 vjeç dhe i bie baterisë, djali i Vesës një talent i vërtetë do t’ju lejë pa fjalë

0
0

Vesa Luma prej më shumë se një viti po jeton dhe punon në Zelandën e re së bashku me Big Bastën dhe vogëlushin Liam.

Ata postojnë vazhdimisht foto e video të ndryshme në instagram ku i shohim gjithnjë të lumtur dhe të buzëqeshur sidomos Liam i cili duket se ka marrë tiparet më të bukura të prindërve.

Këngëtarja ka postuar një video të shkurtër të Liam i cili po dëgjon një këngë të Eugent Bushpepaj dhe vendos të imitojë bateristin duke vepruar njësoj si ai.

“Zemra ime po shkrin”, thotë Vesa në videon e publikuar në instastory ku i biri e ka marrë me seriozitet punën e tij.

Mesa duket vogëlushi ka vendosur të ndjekë hapat e prindërve, pasi që tani ka filluar të shprehë dëshirën për muzikën.

Vesa ka postuar gjithashtu edhe një foto shumë të veçantë me vogëlushin Liam gjatë një prej mëngjeseve të tyre plot dashuri, siç i cilëson këngëtarja.

Ky portret i ëmbël i të dyve ka marrë shumë pëlqime e komplimenta, kjo falë pozitivitetit që ata të dy përcjellin në foto.

Link: https://www.instagram.com/vesaluma/

https://www.instagram.com/p/B4tyTEOJF5u/

Link: https://www.instagram.com/p/B4tyTEOJF5u/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BoDtlVujxs9/