Home ShowBiz Balada më e bukur e dashurisë, ky duet do t’ju emocionojë të gjithëve
Balada më e bukur e dashurisë, ky duet do t’ju emocionojë të gjithëve
0

Balada më e bukur e dashurisë, ky duet do t’ju emocionojë të gjithëve

0
0

Një tjetër baladë dashurie vjen për publikun këtë herë si bashkëpunim mes dy artistëve të njohur Dafina Dautit dhe Tafil Kurtishit.

Këngëtarët kanë publikuar vetëm një ditë më parë këngën “Mos u largo”, një këngë dashurie e cila përcillet përmes zërave karakteristikë të dy emrave të njohur të muzikës.

Ky është bashkëpunimi i parë mes tyre dhe mund të themi se ka rezultuar i suksesshëm duke qenë se kënga është mirëpritur dhe pëlqyer nga fansat e këngëtarëve që prej momentit të publikimit.

Vija melodike, teksti i dhimbshëm dhe bashkëpunimi mes dy këngëtarëve pritet ta shndërrojnë këtë këngë shumë shpejt në një hit.

Të dy këngëtarët janë mjaft të njohur për publikun, pasi kanë sjellë këngë që në të kaluarën janë pëlqyer dhe janë kthyer shumë shpejt në hite.

https://www.youtube.com/watch?v=69LUCxJHngE&feature=youtu.be

Link: https://www.youtube.com/watch?v=69LUCxJHngE&feature=youtu.be

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=69LUCxJHngE&feature=youtu.be