Home Aktualitet Instagram teston fshehjen e pëlqimeve në foto, ja vendi i radhës ku nis testimi
Instagram teston fshehjen e pëlqimeve në foto, ja vendi i radhës ku nis testimi
0

Instagram teston fshehjen e pëlqimeve në foto, ja vendi i radhës ku nis testimi

0
0

Instagrami ka vendosur së fundmi që të testojë një metodë të re për të fshehur pëlqimet në fotot publike.

Testimet janë realizuar deri tani në 7 vende të ndryshme të botës, ndërsa javës tjetër do të vijojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë njoftim e ka dhënë vete Ceo i Instagramit Adam Mosseri i cili në një konferencë për mediat sqaroi se ky është një hap për ta bërë instagramin më të sigurt dhe gjithashtu për të minimizuar presionin shoqëror që mund të shkaktohet nga pëlqimet.

Më konkretisht përdoruesit e Instagramit, nuk do të kenë mundësi të shohin se sa  pëlqime ka marrë një postim, apo kush janë personat që e kanë pëlqyer atë.

Kjo vlen vetëm për personat që e shohin postimin e bërë nga dikush tjetër, ndërsa për ata që e kanë postuar vetë foton, numri i pëlqimeve do të jetë i dukshëm.

Testimet kanë nisur fillimisht në Kanada dhe në disa vende të tjera si Irlanda, Japonia, Brazili e Australia.

Instagram ndërkaq ende nuk ka vlerësuar rrezikun që mund të sjellë një gjë e tillë për bizneset apo personat që reklamojnë produkte të ndryshme, të cilët varen nga pëlqimet dhe numri i ndjekësve në instagram.

Link: https://www.heise.de/newsticker/meldung/Instagram-testet-Verstecken-der-Likes-in-den-USA-4583612.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/blur-display-electronics-hand-174938/