Home ShowBiz “Kë prek me dorë ti”, plas sherri në “Hell’s Kitchen”, konkurenti kundërshton Renaton
“Kë prek me dorë ti”, plas sherri në “Hell’s Kitchen”, konkurenti kundërshton Renaton
0

“Kë prek me dorë ti”, plas sherri në “Hell’s Kitchen”, konkurenti kundërshton Renaton

0
0

“Hell’s Kitchen” është ndoshta i vetmi spektakël që e meriton emrin që ka kjo për faktin sepse sherret, ulërimat, presionet dhe thyerjet e pjatave janë mëse të zakonshme mes shefit dhe konkurentëve.

Në jo pak raste Renato Mekolli ka dalë nga vetja duke e çuar dëm ushqimin ende të pagatuar, apo duke ua hedhur në trup konkurentëve.

E megjithatë asnjë nuk e ka lënë garën, të gjithë kanë luftuar deri në fund pavarësisht presionit.

Këtë të premte Renato është zënë me njërin prej konkurentëve i cili kishte shkruar për të ndihmuar njërën prej vajzave.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Renatos i cili i ka hedhur pjatën në shesh konkurentit në momentin që ai ishte duke e përfunduar.

Gjatë sherrit me konkurentin vëmë re se ky i fundit e prek Renaton në shpatull dhe I thotë ta mbyllin debatit pasi do të vazhdojë pjatën.

Por kaq ka dashur që Renato të shpërthejë sërish dhe ta nxjerrë jashtë konkurentin nga kuzhina.

https://www.youtube.com/watch?v=rktG873mnvE&feature=player_embedded

Link: https://www.youtube.com/watch?v=rktG873mnvE&feature=player_embedded

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3eU_2OH5ph/