Home ShowBiz I kërkuan fustane nusërie për dy viktima, Ami: “Ma thyen zemrën”
I kërkuan fustane nusërie për dy viktima, Ami: “Ma thyen zemrën”
0

I kërkuan fustane nusërie për dy viktima, Ami: “Ma thyen zemrën”

0
0

Të afërmit e një gruaje 30 vjeçare dhe vajzës së saj 8 vjeçare që humbën jetën nën rrënoja kanë bërë një kërkesë shumë të rrallë.

Ato i kanë kërkuar Amarda Toskës dy fustane nusërie për të përcjellë në banesën e fundit nënë e bijë.

Kjo kërkesë e ka emocionuar shumë Amin e cila ka shpërndarë foton e nënës dhe vajzës së saj ndërsa shkruan një mesazh të dhimbshëm.

“Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin për tu bërë nuse, por për tu bërë ëngjëj që do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemrën”, shkruan Ami ndër të tjerash në mesazhin e saj emocionues.

https://www.instagram.com/p/B5YNH-gJnvd/

Link: https://www.instagram.com/p/B5YNH-gJnvd/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5PVrOmJlge/