Home ShowBiz Stresi vijon ende të shpërndajë ndihma tek të prekurit, emocion në sytë e banorëve
Stresi vijon ende të shpërndajë ndihma tek të prekurit, emocion në sytë e banorëve
0

Stresi vijon ende të shpërndajë ndihma tek të prekurit, emocion në sytë e banorëve

0
0

Reperi i njohur Stresi ka vijuar edhe gjatë ditë së sotme me shpërndarjen e ndihmave personalisht të prekurve duke shkuar në çdo çadër ku ata janë strehuar.

Atë e shohim t’ju dërgojë ngrohës, televizorë, batanije e shumë ndihma të tjera familjeve që kanë mbetur të pastrehë që prej mëngjesit të 26 nëntorit.

Reperi ashtu si edhe shumë vipa të tjerë kanë kontribuar në terren me shpërndarjen e ndihmave që në ditën e parë të tërmetit.

Në një video të postuar në instagram shkruan: “Mos u bëj merak oj nanë, djemtë janë në shërbimin tuaj. Apel për krejt çojini vetë ndihmat me dorën tuaj”

Banorët që mbetën të pastrehë janë shprehur mirënjohës dhe shumë të emocionuar për mbështetjen dhe solidaritetin e marrë nga reperi dhe miqtë e tij.

https://www.instagram.com/p/B5fFUi0pLf1/

Link: https://www.instagram.com/p/B5fFUi0pLf1/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B38IiL1ps9L/