Home ShowBiz Bebe Rexha vjen në Shqipëri, këngëtarja kthen buzëqeshjen në fytyrën e fëmijëve
Bebe Rexha vjen në Shqipëri, këngëtarja kthen buzëqeshjen në fytyrën e fëmijëve
0

Bebe Rexha vjen në Shqipëri, këngëtarja kthen buzëqeshjen në fytyrën e fëmijëve

0
0

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ashtu siç premtoi disa ditë më parë është nisur drejt Shqipërisë së bashku me të atin për të dorëzuar personalisht në duar të sigurta fondet e grumbulluara nga fushata për t’ju ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Këngëtarja do të qëndrojë një ditë në Shqipëri ndërsa do të vizitojë disa prej familjarëve të cilëve do t’ju dorëzojë gjithashtu edhe disa ndihma ushqimore.

Këngëtarja ka marrë me vete edhe një çantë plot me ëmbëlsira me të cilat synon të kthejë buzëqeshjen në fytyrën e fëmijëve të cilët janë prekur dhe lënduar shumë nga kjo tragjedi.

Që ditën e parë të tërmetit Bebe është solidarizuar me personat e prekur duke nisur një fushatë për të grumbulluar sa më shumë fonde, vetë këngëtarja ka dhënë kontributin e saj në ndihmë të familjeve në nevojë.

Link: https://www.instagram.com/beberexha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5Az6v-lCRM/