Home Aktualitet Dy vjeçarja dhuron live kursimet e saj, vogëlushja emocionon Elvis Naçin direkt në emision
Dy vjeçarja dhuron live kursimet e saj, vogëlushja emocionon Elvis Naçin direkt në emision
0

Dy vjeçarja dhuron live kursimet e saj, vogëlushja emocionon Elvis Naçin direkt në emision

0
0

Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” është vënë në dispozicion të banorëve të prekur nga tërmeti duke u përpjekur të ndihmojë sa më shumë persona që kanë mbetur të pastrehë apo që kanë humbur familjarët në tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

Gjatë emisionit Elvis Naçi ka komunikuar me një prej qytetarëve që po e ndiqte emisionin direkt dhe ka ofruar 2 milion lekë të vjetra në ndihmë të banorëve, ndërsa ka shtuar se vajza e saj dy vjeçare do të dhuronte të gjitha kursimet e saj.

I emocionuar nga kjo dhuratë sidomos nga ana e vogëlushes, Elvis Naçi e ka ftuar çiftin të vijnë në studio së bashku me dy vjeçaren.

Pas një ore vogëlushja së bashku me prindërit ka hyrë në studion e emisionit me kutinë e kursimeve të saj, të cilën e dhuroi për familjet e prekura nga tërmeti.

Gjesti i vogëlushes ka emocionuar Sidritin dhe Elvisin të cilët janë surprizuar nga bujaria e shqiptarëve dhe sidomos nga kjo vogëlushe e cila mbërriti në studio me të gjitha kursimet e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=0-NS-2tHbzc

Link: https://www.youtube.com/watch?v=0-NS-2tHbzc

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=0-NS-2tHbzc