Home Aktualitet Rrëfimi mes lotësh i gruas së Saimir Grekut, “Sikur ta dimin që ishte takimi i fundit”
Rrëfimi mes lotësh i gruas së Saimir Grekut, “Sikur ta dimin që ishte takimi i fundit”
0

Rrëfimi mes lotësh i gruas së Saimir Grekut, “Sikur ta dimin që ishte takimi i fundit”

0
0

Saimir Greku ishte një prej viktimave të tërmetit tragjik të 26 nëntorit i cili doli i gjallë nga rrënojat e pallatit, por humbi jetën pak më pas në spital.

Bashkëshortja e tij dhe vajzat për fat ndodhet tek prindërit e saj në Tiranë dhe i ka shpëtuar tërmetit shkatërrues që ju rrënoi shtëpinë dhe morri jetën e kryefamiljarit.

Në një intervistë për Ballkanweb, Klodilda rrëfen se kishte ardhur në Tiranë që të dielën dhe se një natë më përpara kishte biseduar gjatë me Saimirin për gjithçka.

Ai zakonisht vinte i lodhur nga puna dhe nuk para flisnin, por atë natë sikur ta dinim që ishte nata e fundit kemi folur gjatë thotë ajo me lotë në sy.

Të nesermën i kishte përcjellë deri në autostradë ku Klotilda me të bijën do të merrnin autobuzin për të ardhur në Tiranë tek prindërit e saj.

Ajo tregon se sa shumë ka luajtur Saimiri me të bijën para se të niseshin, e ka puthur disa herë dhe më pas janë larguar pa e ditur se ajo ishte hera e fundit që e do e shihnin të gjallë.

Saimiri ishte shumë i lidhur me të bijën dhe punonte shumë vetëm që asaj të mos i mungonte asnjë gjë.

Klotilda ka sot një apel, kërkon ndihmë vetëm për të bijën, që ashtu siç dëshironte edhe i ati, të ketë një të ardhme më të mirë.

https://www.youtube.com/watch?v=fUOAGUZjoOU&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=fUOAGUZjoOU&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=fUOAGUZjoOU&feature=emb_err_watch_on_yt