Reperi Stresi prej 6 ditësh ndodhet në zonat e prekura nga tërmeti ku ka asistuar me ndihma konkrete dhe me apele sensibilizuese duke përcjellë situatën e vështirë në të cilat ndodhen disa familje.
Ai ka realizuar një lidhje direkte në emisionin “Ftesë në pesë” nga fshati Manzë ku aktualisht po asiston familjet e prekura nga tërmeti të cilat aktualisht po jetojnë në çadër.
Stresi ka treguar çadrën me kashtë ku po flenë dy fëmijët e vegjël të një familjeje së cilës i është shkatërruar shtëpia.
Ata nuk pranojnë ta lënë shtëpinë e tyre dhe fëmijët flenë të mbështjellë me plasmas.
Reperi tregon mes lotësh se në këto 6 ditë ka parë shumë dhimbje dhe mjerim.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=sR8LWBnuMQo&feature=emb_err_watch_on_yt
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=sR8LWBnuMQo&feature=emb_err_watch_on_yt