Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të dytë pak kohë më parë me ardhjen në jetë të djalit të tyre të cilin vendosën ta quajnë me emrin e veçantë Roman.
Vogëlushi erdhi në jetë pak para kohe, por si Sara ashtu edhe Roman gëzojnë shëndet të plotë.
Tezja e vogëlushit Lori Hoxha ka postuar në instagramin e saj një prej momenteve më të bukura të së motrës me të birin.
Ata të dy janë në krevat dhe Sara shihet teksa e mban në krahë të voglin dhe po e puth.
“Familja vjen e para”, thotë Lori ndërsa bën tag të motrën në videon e shkurtër të postuar në instagramin e saj.
Roman është fëmija i dytë i çiftit i cili erdhi në jetë në muajin tetor.
Ata u bënë prindër për herë të parë, para 3 vitesh pas ardhjes në jetë të Londonit i cili tashmë është bërë me një vëlla.
Link: https://www.instagram.com/lorihoxha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5h-foylJKF/