Home ShowBiz Lori zbulon portretin e nipit, Roman një dashuri në krahët e të ëmës
Lori zbulon portretin e nipit, Roman një dashuri në krahët e të ëmës
0

Lori zbulon portretin e nipit, Roman një dashuri në krahët e të ëmës

0
0

Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të dytë pak kohë më parë me ardhjen në jetë të djalit të tyre të cilin vendosën ta quajnë me emrin e veçantë Roman.

Vogëlushi erdhi në jetë pak para kohe, por si Sara ashtu edhe Roman gëzojnë shëndet të plotë.

Tezja e vogëlushit Lori Hoxha ka postuar në instagramin e saj një prej momenteve më të bukura të së motrës me të birin.

Ata të dy janë në krevat dhe Sara shihet teksa e mban në krahë të voglin dhe po e puth.

“Familja vjen e para”, thotë Lori ndërsa bën tag të motrën në videon e shkurtër të postuar në instagramin e saj.

Roman është fëmija i dytë i çiftit i cili erdhi në jetë në muajin tetor.

Ata u bënë prindër për herë të parë, para 3 vitesh pas ardhjes në jetë të Londonit i cili tashmë është bërë me një vëlla.

Link: https://www.instagram.com/lorihoxha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5h-foylJKF/