Largohen nga gjigandi Alphabet Inc, themeluesit e Google përfitojnë shifrën marramendëse
Larry Page dhe Sergey Brin bashkëthemeluesit e Google sapo fituan 2 bilion dollar pas tërheqjes së tyre nga gjigandi Alphabet Inc.
Ata njoftuan dy ditë më parë largimin nga menaxhimi i Koorporatës në fjalë dhe degëve të saj duke i shtuar në këtë mënyrë vlerës së tyre monetare edhe 1 bilion dollar secili.
Pavarësisht largimit ata zotërojnë 6% të aksioneve dhe kanë ende kontroll mbi këtë koorporatë përmes aksioneve të veçanta të votimit.
Investitorët kanë mirëpritur në krye të kësaj kompanie si shef ekzekutiv 47 vjeçarin Sundar Pichai.
Kjo do të thotë se tashmë tre firmat më të rëndësishme të teknologjisë në Shtetet e Bashkaura të Amerikës nuk do të kenë më në krye një themelues ashtu siç ndodhte prej vitesh.
Alphabet Inc u themelua në 2015 si një koorporatë e përbërë nga disa kompani që merren kryesisht me teknologji, investime financiare dhe kërkimore.
Themelimi i gjigandit në fjalë lindi si domosdoshmëri për të garantuar më shumë transparencë lidhur me aktivitetet e Google si dhe ti sigurojë më shumë autonomi shoqërive të tjera të këtij grupi që operojnë në sektorë të ndryshëm të shërbimeve internet.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/light-smartphone-macbook-mockup-67112/