Home ShowBiz Fero dhe Arbenita sërish bashkë, ja çfarë i ngjalli dyshimet këtë herë
Fero dhe Arbenita sërish bashkë, ja çfarë i ngjalli dyshimet këtë herë
0

Fero dhe Arbenita sërish bashkë, ja çfarë i ngjalli dyshimet këtë herë

0
0

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli kohët e fundit janë bërë kryefjala e mediave on line, për shkak të telenovelës ndahu, pajtohu.

Ata u ndanë gati një muaj më parë dhe këtë e pranoi edhe reperi i cili tha madje se fajin për këtë e kishte vetë ai.

Më pas pamë se edhe modelja nuk e ndiqte më këngëtarin në instagram, ndërsa filloi të postoi gjithnjë e më shumë foto e video sensuale.

Mirëpo këtë herë na lindën dyshime se mund të jenë sërish bashkë.

Në instagramin e saj Arbenita ka postuar disa video nga një ambjent tualeti, ndërsa tregon rutinën e saj përpara se të dalë në një takim, duke e justifikuar në këtë mënyrë faktin se përse është gjithmonë me vonesë.

Më herët e dhe reperi kishte postuar një video dhe duke sikur bëhet fjalë për të njëjtin tualet.

Këto na bënë të dyshojmë se ndoshta ata të dy mund të jenë rikthyer sërish bashkë, pavarësisht se për herë të parë e pranuan ndarjen.

Pasi Fero vendosi të shkonte në Gjermani për të vijuar me karrierën e tij muzikore, modelja e ndoqi pas duke ju bashkuar reperit në Berlin.

Por qëndrimi së bashku zgjati pak pasi menjëherë erdhi dhe ftohja mes tyre.

Aktualisht mbetet për t’u parë nëse ata të dy janë rikthyer sërish bashkë, apo është thjesht një rastësi.

https://www.instagram.com/p/B40R7gxIRxM/

Link: https://www.instagram.com/p/B40R7gxIRxM/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrSn32MndME/https://www.instagram.com/p/B4fHu5MF2am/