Home ShowBiz Sara poston portretin më të ëmbël familjar, kjo foto do t’ua zbukurojë ditën
Sara poston portretin më të ëmbël familjar, kjo foto do t’ua zbukurojë ditën
0

Sara poston portretin më të ëmbël familjar, kjo foto do t’ua zbukurojë ditën

0
0

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bërë prindër për herë të dytë pak muaj më parë, pas ardhjes në jetë të Roman, djalit të dytë të çiftit.

Të katërt së bashku ata janë larguar për disa ditë pushime jashtë Shqipërisë ku i shohim të pozojnë të lumtur përpara aparatit.

Sara ka publikuar në instagramin e saj një foto shumë të veçantë familjare, ku e shohim së bashku me Ledionin, Londonin dhe në karrocë vogëlushi Roman.

Ata janë vendosur pranë njëri tjetrit, ndërsa pozojnë të buzëqeshur në një portret shumë të ëmbël familjar.

“Gjithmonë duke admiruar jetën që kemi ndërtuar”, thotë Sara krahas fotos së shpërndarë në instagramin e saj.

Të shumta janë komentet që çifti ka marrë nga miqtë dhe ndjekësit e tyre, por ajo që na ra në sy është komenti i teze Lorit e cila dëshiron të dijë se çfarë ka veshur Roman, pasi vogëlushi është në karrocë dhe nuk shfaqet në foto.

https://www.instagram.com/p/B6LBinoH_yF/

Link: https://www.instagram.com/p/B6LBinoH_yF/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bn0ezL-nomT/