Home ShowBiz Alketa sërish kundër jurisë, ja kujt tjetër ju bë padrejtësi…
Alketa sërish kundër jurisë, ja kujt tjetër ju bë padrejtësi…
0

Alketa sërish kundër jurisë, ja kujt tjetër ju bë padrejtësi…

0
0

Që pas shpalljes së fitueses së festivalit të këngës në RTSH dhe votimit të jurisë ka shpërthyer një luftë e vërtetë në rrjetet sociale.

Moderatorja Alketa Vejsiu doli që në fillim me një qëndrim kundër jurisë shqiptare dhe sidomos njërës prej anëtareve që e votoi me vetëm dy pikë Elvanën.

Në një tjetër status të saj të publikuar në instagram, moderatorja ritheksoi edhe njëherë se debati nuk duhet të përqëndrohet tek dy pretendentet për fitore, por tek juria dhe sistemi i votimit.

Ajo ka falënderuar të gjithë artistët pjesmarrës e madje edhe ata që nuk dolën në finale, siç ishte Stresi me Eli Farën që sipas saj nuk duhej të mungonin mbrëmjes e së dielës.

Ndërsa thekson edhe njëherë se i gjithë debati duhej të fokusohej tek juria, Alketa ka përmendur emrat e të gjithë artistëve duke i falënderuar personalisht dhe duke renditur karakteristikat e gjithësecilit pas pjesmarrjes ne festival.

https://www.instagram.com/p/B6bZzt0nqFE/

Link: https://www.instagram.com/p/B6bZzt0nqFE/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6Y-vqkHf3J/