Home ShowBiz Xhemi poston foton e rallë me të birin, vogëlushi rrëmben gjithë vëmendjen
Xhemi poston foton e rallë me të birin, vogëlushi rrëmben gjithë vëmendjen
0

Xhemi poston foton e rallë me të birin, vogëlushi rrëmben gjithë vëmendjen

0
0

Moderatorja Xhemi Shehu është një prej personazheve më të dashura për publikun.

Atë e shohim vazhdimisht të postojë në rrjetet sociale foto e video të ndryshme nga përditshmëria dhe puna e saj nën moderimin e “Portokallisë”.

Ndërsa sa i takon jetës private, moderatorja në përgjithësi e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut ku rrallë e shohim të postojnë ndonjë foto me fëmijët.

Këtë herë Xhemi ka vendosur të na prezantojë me një nga djemtë e saj i cili është kopja e moderatores.

Vogëlushi është rritur kaq shumë dhe ngjan identik me të ëmën, e njëjta formë fytyre, e njëjta ngjyrë sysh, të njëjtat tipare të bukura.

Kjo foto është pëlqyer dhe komentuar pozitivisht nga fansat dhe miqtë e moderatores, të cilët janë të të njëjtit mendim që vogëlushi është një kopje e të ëmës.

https://www.instagram.com/p/B6k_aOmgpMn/

Link: https://www.instagram.com/p/B6k_aOmgpMn/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3KWWWOAUbu/