Home ShowBiz Ardit Gjebrea jep lajmin e keq, ja çdo të ndodhë me “Këngën Magjike”
Ardit Gjebrea jep lajmin e keq, ja çdo të ndodhë me “Këngën Magjike”
0

Ardit Gjebrea jep lajmin e keq, ja çdo të ndodhë me “Këngën Magjike”

0
0

Për herë të parë pas 21 vitesh festivali “Kënga Magjike”, do të bëjë një pushim një vjeçar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë producenti Ardit Gjebrea me një status në instagram ku së bashku me kalendarin e vitit që sapo ka hyrë ka dhënë edhe njoftimin në fjalë.

“Kënga Magjike në 2020 pushim. Në pranverë të 2021 rikthehemi për ti dhënë jetë hiteve të verës, për më shumë ritëm dhe ngjyra! Ndërkohë edhe e Diela Shqiptare me fillimin e sezonit Shtator 2020-Korrik 2021 vjen më e pasur në programin e saj. Ja kështu i filluam planet në këtë Vit të Ri”, shkruan Arditi në postimin e tij.

Ai nuk ka bërë të ditur arsyet e këtij pushimi, por premton më shumë surpriza dhe emocione në vitin që vjen.

Këtë vit Festivali i Këngës Magjike, solli risi sa i takon pjesëmarrësve duke u shndërruar në një Festival Ndërkombëtar.

Ndryshime u vunë re edhe tek çmimet ku në ndryshim nga vitet e kaluara, këtë vit u shpërndanë vetëm 4 çmime.

Ardit Gjebrea

Link: https://www.instagram.com/arditgjebrea/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2uGWyDgGlx/