Home ShowBiz Dasëm në horizont?? Rina dhe Sin Boy rrëfejnë detajet e lidhjes në intervistën e parë si çift
Dasëm në horizont?? Rina dhe Sin Boy rrëfejnë detajet e lidhjes në intervistën e parë si çift
0

Dasëm në horizont?? Rina dhe Sin Boy rrëfejnë detajet e lidhjes në intervistën e parë si çift

0
0

Reperja Rina dhe Sin Boy e kanë bërë publike lidhjen e tyre prej pak javësh.

Ishte reperja ajo që postoi fillimisht një foto në instagramin e saj, më pas vijoi edhe Sin Boy me fotot e përbashkëta ku i shprehnin dashurinë njëri tjetrit.

Edhe pse u përfol për një ndarje mes tyre, në fakt asnjë gjë nuk ishte e vërtetë, madje ata të dy në këtë fillim vit, kanë dhënë edhe intervistën e parë si çift.

Çifti ka hapur derën e shtëpisë për emisionin “Mirage” dhe kanë ndarë me publikun detaje të lidhjes së tyre.

Ata janë bashkë tashmë prej 1 viti e 4 muaj dhe vetë reperi thotë se edhe mund të martohen brenda këtij viti, ndërsa më pas me humor shton se në dasëm do të ftojë këngëtarin Muharrem Ahmeti dhe se pa të nuk do të bëjnë dasëm.

Gazetari e pyet gjithashtu Rinën nëse reperi është xheloz dhe ai vendos të përgjigjet vetë duke thënë me humor se Rina nuk do ta lërë asnjëherë pasi nuk do të gjejë më të mirë se ai.

Ndërsa më pas shton se nuk ndihet xheloz për aq kohë sa i jep asaj gjithçka për të cilën ajo ka nevojë.

Po kështu ndihet edhe Rina kundrejt reperit sa i takon ndjenjës së xhelozisë.

Rina e bëri publike lidhjen e saj pak ditë pasi u rikthye në instagram dhe në muzikë, pas gati dy muaj shkëputjeje.

https://www.youtube.com/watch?v=W0DNO7fzijE&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=W0DNO7fzijE&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6yVvu2Hgt-/