Adelina Tahiri është një prej këngëtareve me të dashura për publikun.
Gjithnjë aktive në rrjetet sociale, këngëtarja poston vazhdimisht foto e video të ndryshme ku herë pas here na prezanton edhe me të birin.
Vogëlushi Jon festoi vitin e parë të lindjes disa muaj më parë dhe tashmë është rritur dhe është bërë një fëmijë shumë i veçantë.
Vetë këngëtarja ka postuar disa herë foto e video të tij, madje edhe urimin e vitit të ri për të gjithë miqtë dhe fansat e bëri me një video të vogëlushit.
Jon ka veshur një kostum ngjyrë gri, një këmishë bojëqiell, flokët kaçurela i ka mbledhur në një gjysmë topuzi dhe duket si një burrë i vogël shumë simpatik.
Në video vogëlushi është duke luajtur me një top gome të vogël të cilin e rrotullon nëpër duar, ndërsa Adelina krahas videos bën tag të birin dhe shkruan: “Urime 2020!”
https://www.instagram.com/p/B6x4NhGFzSK/Link: https://www.instagram.com/p/B6x4NhGFzSK/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B55qmYiF-HC/