Home ShowBiz Shpërthejnë memet për fustanin e JLO në Golden Globe, veshja e saj u shpall më e shëmtuara
Shpërthejnë memet për fustanin e JLO në Golden Globe, veshja e saj u shpall më e shëmtuara
0

Shpërthejnë memet për fustanin e JLO në Golden Globe, veshja e saj u shpall më e shëmtuara

0
0

Jemi mësuar që ta shohim gjithmonë në formë në çdo dalje të saj publike, ku ka shkëlqyer me fustanet apo veshjet e veçanta, por këtë herë na zhgënjeu të gjithëve.

Po flasim për Jennifer Lopez e cila është konsideruar si e veshura më keq në Golden Globe e madje në rrjet kanë shpërthyer memet për fustanin e saj.

Jenny kishte veshur një fustan të gjerë të bardhë me dy fjongo gjigande të lidhura në pjesën e bustit, njëra jeshila dhe tjetra ngjyrë ari.

Shumë e kanë krahasuar me një pako dhurate, ndërsa disa të tjerë me një bredh të cilit i kanë vendosur një fjongo duke pyetur se kujt i rri më mirë fjongoja këngëtares apo pemës.

Në fakt ky nuk është fustani më i bukur që ka veshur ndonjëherë JLO, por pavarësisht kësaj ajo si gjithmonë ka shkëlqyer në tapetin e kuq,duke ecur gjithë siguri përkrah të partnerit të saj Alex Rodriguez.

https://www.instagram.com/p/B6-mSqNnQnt/

Link: https://www.instagram.com/p/B6-mSqNnQnt/

Link: https://www.instagram.com/jlo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5UFawCgsPu/