Një foto me shpatullën e një mashkulli në të cilën mbështetet një femër që i ngjan Beatrix Ramosaj, duket se ka shërbyer për të ndezur thashethemet lidhur me këngëtaren dhe një lidhje të mundshme të saj me djalin misterioz.
Por duket se kjo situatë e cila mesa duket paska dalë nga kontrolli nuk i ka pëlqyer këngëtares.
Ajo e ka ripostuar edhe një herë foton, ndërsa sqaron se djali në foto është single dhe një miku i saj që ka 4 apo 5 vjet pa e parë, ndërsa vajza në foto nuk është ajo.
Në fund të sqarimit që bën për publikun Beatrix shton gjithashtu se edhe ajo është single dhe se njerëzit nuk mund të fusin hundët në jetë e të tjerëve në këtë mënyrë.
Në fakt nëse do ta shohim me vëmendje këtë foto mund të themi se vajza ka një ngjashmëri shumë të madhe me Beatriksin dhe prandaj njerëzit mund të jenë ngatërruar.
Link: https://www.instagram.com/beatrixramosaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6QKYgOhoI3/