Home ShowBiz Mozzik shpërthen ndaj Loredanës “Po gënjen, po përdor vajzën për t’u viktimizuar”
Mozzik shpërthen ndaj Loredanës “Po gënjen, po përdor vajzën për t’u viktimizuar”
0

Mozzik shpërthen ndaj Loredanës “Po gënjen, po përdor vajzën për t’u viktimizuar”

0
0

Loredana foli për herë të parë në një intervistë ekskluzive për “Klan Kosova” mbi jetën e saj private, ndarjen nga Mozzik, Hanën dhe karrierën muzikore.

Gjatë intervistës ajo tha se ata të dy nuk kishin asnjë arsye për tu ndarë, por ishin të dy shumë të stresuar, duke punuar non stop bashkë.

Por duket se kjo nuk i ka pëlqyer aspak reperit i cili ka reaguar ashpër duke e akzuar Loredanën se po përdor të bijën për tu viktimizuar.

Në një status të gjatë në instagram, Mozzik i thotë Loredanës të mos gënjejë, pasi nuk i ka hije një nëne.

Ai thotë gjithashtu se arsyet e ndarjes i di mirë si ajo ashtu edhe familjarët e saj dhe nuk është asnjë nga ato që ka përmendur në intervistë.

Mozzik shkon më tutje duke fajësuar Loredanën për ndarjen mes tyre.

Ai thotë se bashkë qëndruan tre vite në të mirë dhe në të keq e do të vazhdonte ende të qëndronte me të.

“Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë nuk ja kam dëshiruar vetes një martesë kaq të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm befasia”, shkruan Mozzik në statusin e tij, ndërsa e mbyll duke thënë se nuk do ta prekë më këtë temë, ndërsa Loredanës i drejtohet me fjalët: “ Do të mbetesh gjithmonë nëna e vajzës time, të uroj më të mirat në jetë.

Kujtojmë se Mozzik dhe Loredana u ndanë disa muaj më parë dhe se ndarja e tyre u bë kryefjala e media on line për një kohë shumë të gjatë.

Mozzik

mozzikk

Link: https://www.instagram.com/mozzik/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5cdgIKluRk/https://www.instagram.com/p/B4pZptAqQb1/