Home ShowBiz Roberti me pushime në Bullgari, zbulohet kush e shoqëron
Roberti me pushime në Bullgari, zbulohet kush e shoqëron
0

Roberti me pushime në Bullgari, zbulohet kush e shoqëron

0
0

Robert Berisha është një prej emrave më të lakuar në media sidomos në tre mujorin e fundit të vitit që lamë pas.

Ai deklaroi me një status publik ndarjen nga këngëtarja Nora Istrefi, ndërsa sqaroi se ata të dy do të jenë gjithmonë pranë për vajzën e tyre.

Ky njoftim u shoqërua me komente e deklarata nga më të ndryshmet, madje vetë Roberti ka reaguar disa herë në intervista të ndryshme për marrëdhënien mes tyre duke na habitur gjithnjë e më shumë me deklaratat e tij.

Në media u aludua gjithashtu edhe një lidhje e tij me një vajzë misterioze, por në fakt këngëtari ka mohuar gjithçka duke thënë se aktualisht është single.

Ndërkaq së fundmi atë e shohim me pushime në Bullgari dhe personi që e shoqëron është e bija Renee.

Roberti ka postuar një foto të së bijës ndërsa po bëhen gati për të shijuar dëborën.

Ndërsa në një tjetër video ata shihen duke u argëtuar së bashku.

Vogëlushja Renee pas ndarjes së prindërve jeton me të ëmën, por edhe Roberti thotë se kalon një pjesë shumë të madhe të kohës me të bijën.

Këtë e shohim në fakt edhe nga fotot e videot që ai herë pas here poston në rrjetet sociale.

roberto

roberti

Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BlX2vsXF7mA/