Home ShowBiz Marina vjen me surpriza në sezonin e ardhshëm, ja kur nis spektakli…
Marina vjen me surpriza në sezonin e ardhshëm, ja kur nis spektakli…
0

Marina vjen me surpriza në sezonin e ardhshëm, ja kur nis spektakli…

0
0

Marina Vjollca përfundoi sezonin e parë të “Klanifornia Show”, një spektakël humori i cili përcolli humor dhe të qeshura pafund gjatë sezonit të parë duke u përmbyllur me finalet e 31 dhjetorit.

Por tashmë është zbuluar se kur do të nisë sezoni i ri dhe në fakt është më shpejt nga ç’pritej.

“Klanifornia” do të rinisë në datë 1 shkurt dhe mesa duket Marina paska një surprizë për të gjithë.

Këtë e ka zbuluar Jul Deda i cili në një foto të shpërndarë në instagram së bashku me Marinën shkruan: “Marina tregojua njerëzve surprizën e sezonit të ri, mos i ler të presin deri në 1 shkurt”, thotë ai duke bërë tag moderatoren.

Kjo e fundit është mjaftuar vetëm me një koment ku e quan Julin të poshtër dhe nuk zbulon asnjë gjë më shumë lidhur me surprizat që ka rezervuar në sezonin e ardhshëm.

Epo mbetet të presim datën 1 shkurt, nëse nuk zbulohet diçka më parë nga sezoni i ri.

https://www.instagram.com/p/B7YedxwlRe7/

Link: https://www.instagram.com/p/B7YedxwlRe7/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6V8QB1FNns/