Vijon “hakmarrja” e Loredanës, këngëtarja në shoqërinë e një mashkulli, kjo foto na la pa fjalë
Rrëfimi i saj në një intervistë ekskluzive për marrëdhënien me Mozzik, ndarjen dhe raportin që kanë duket se nuk u prit mirë nga këngëtari i cili për herë të parë akuzoi reperen si shkaktare për ndarjen mes tyre.
Ai shkoi deri aty sa e quajti gënjeshtare dhe se përdor vajzën për t’u viktimizuar, çka e detyroi reperen të reagonte edhe pse në mënyrë indirekte.
Ajo postoi një ditë më parë një fjalim të Oprah Winfrey ku flitej për njerëzit, ata që kanë frikë nga suksesi jot dhe ata që në të vërtetë të duan dhe të mbështesin.
Ndërsa sot ka vendosur të na habisë edhe më shumë, pasi ka postuar në instastory një foto të dorës së saj bashkë me një dorë që duket dorë mashkulli.
Loredana nuk ka shkruar apo nuk ka bërë tag askënd duke u shfaqur plotësisht misterioze dhe duke na lënë të kuptojmë që ndoshta diçka po ndodh në jetën e saj.
Në fakt këngëtarja që pas ndarjes nga Mozzik është përfolur për një histori dashurie me reperin gjerman Bonez, por që të dy e mohuan.
Nuk e dimë nëse kjo është një formë hakmarrjeje pas deklaratave të Mozzik, gjithçka mbetet për tu parë në vijimësi.
Link: https://www.instagram.com/loredana/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6i1fiwlOYe/