Home ShowBiz Ja si këndon vajza e Fjollës, vogëlushja do t’ju bëjë të qeshni me lotë
Ja si këndon vajza e Fjollës, vogëlushja do t’ju bëjë të qeshni me lotë
0

Ja si këndon vajza e Fjollës, vogëlushja do t’ju bëjë të qeshni me lotë

0
0

Fjolla Morina është një prej këngëtareve më të dashura për publikun të cilën e shohim shpesh aktive në rrjetet sociale ku ndan me fansat e saj, momente nga përditshmëria dhe nga jeta e saj artistike.

Ajo është mjaft e lidhur edhe me të bijën Alaya, me të cilën e shohim të postojë vazhdimisht foto e video ku shfaqet të dyja shumë të lumtura.

Këtë herë vogëlushja ndodhet në makinë dhe vendos të këndojë një këngë që ndodhet në sfond.

Mënyra se si e këndon dhe interpretimi që i bën do t’ju bëjnë për vete.

Vogëlushja mesa duket do të trashëgojë talentin dhe dëshirën e të ëmës për muzikë, pasi shohim se ka shumë dëshirë për të kënduar dhe duket kaq e këndshme ndërsa këndon një këngë të Ylli Limanit që dëgjohet në sfond.

2019 ndërkaq për këngëtaren ishte një vit i suksesshëm, pasi Fjolla numëron disa hite të cilat bënë bujë gjatë vitit që lamë pas si kënga Lule Lule një bashkëpunim me Beraton me të cilin gjatë vitit që lamë pas solli edhe një tjetër bashkëpunim të suksesshëm.

\

Link: https://www.instagram.com/fjolla.morina/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2uXZa_JCMS/