Home ShowBiz “O ndyrësirë e di çfarë të bëj unë ty”, ja motivi përse Graciano shpërtheu ndaj gazetarit
“O ndyrësirë e di çfarë të bëj unë ty”, ja motivi përse Graciano shpërtheu ndaj gazetarit
0

“O ndyrësirë e di çfarë të bëj unë ty”, ja motivi përse Graciano shpërtheu ndaj gazetarit

0
0

Balerini i njohur Graciano Tagani ka rënë pre e një kamere të fshehtë nga gazetari i “Thumb on”, çka e ka bërë të humbasë kontrollin dhe të reagojë ashpër.

Gazetari i këtij emisioni e ka takuar Gracianon për ti thënë se ka rënë në dashuri me motrën e tij.

Fillimisht balerini nuk e beson, por gazetari e mban lojën deri në fund duke e bërë Gracianon të humbasë durimin dhe të shkojë deri aty sa ta qëllojë me shpulla.

Në një moment gjatë kamerës së fshehtë Graciano ngrihet në këmbë dhe fillon të fyejë gazetarin duke e konsideruar ndyrësirë deri sa në fund e qëllon me shpulla.

Momentin kur është revoltuar dhe është ngritur në këmbë e ka publikuar edhe vetë balerini në instagramin e tij, duke theksuar se nuk po i del ende inati me gocat e Thumbit dhe se të dielën do t’jua tregojë edhe atyre se si është ndier në ato momente.

Vetë Aulona i ka kërkuar të falur Gracianos pavarësisht se e prekën në pikën e tij të dobët.

https://www.youtube.com/watch?v=lY2E739PNbw

Link: https://www.youtube.com/watch?v=lY2E739PNbw

Burimi i fotoS: https://www.instagram.com/p/B57l0ZtF_4k/