Home ShowBiz Pasi u nda nga i dashuri, këngëtarja e njohur ne një lidhje të re
Pasi u nda nga i dashuri, këngëtarja e njohur ne një lidhje të re
0

Pasi u nda nga i dashuri, këngëtarja e njohur ne një lidhje të re

0
0

Këtë javë mediat e huaja publikuan lajmin se Rihanna mund ti ketë dhënë fund marrëdhënies së saj tre vjeçare me miliarderin arab Hasan Jamel.

Në kohën kur pritej që gjërat të bëheshin serioze dhe ata të dy të zyrtarizonin lidhjen e tyre, ndodhi e papritura, këngëtarja dhe miliarderi i dhanë fund.

Këto zëra u konfirmuan edhe më shumë, pasi këngëtarja u pa të dilte sërish gjatë fundjavës me një prej ish të dashurve të saj.

Mediat e huaja thonë se ajo e ka kaluar mbrëmjen e së shtunës nën shoqërinë e reperit Asap Rocky dhe të dy bashkë dukeshin shumë të lumtur dhe të buzëqeshur nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Nuk e dimë nëse këngëtarja dhe reperi janë në një lidhje së bashku, por fotot së bashku tregojnë se duken shumë në harmoni me njëri tjetrin, duke kaluar momente të këndshme së bashku.

Link: https://www.tmz.com/2020/01/18/rihanna-hangs-out-asap-rocky-after-split-billionaire-boyfriend-rumor/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/broken-heart-love-sad-14303/