Home ShowBiz Befason Arbenita, sapo i tha Feros që pret propozim prej tij…
Befason Arbenita, sapo i tha Feros që pret propozim prej tij…
0

Befason Arbenita, sapo i tha Feros që pret propozim prej tij…

0
0

U desh të qarkullonte në rrjet një video e vjetër e Arbenitës që ishte duke u puthur me një model që modelja të reagonte dhe të pranonte për herë të parë, se nuk është ndarë asnjëherë nga reperi.

Arbenita sqaroi se videoja i përket 4 viteve më parë kur ajo ishte e lidhur me dikë tjetër dhe se tashmë është e dashuruar me Feron e madje nuk janë ndarë asnjëherë, thjesht kanë dashur ta mbajnë lidhjen jashtë vëmendjes së publikut.

Modelja ndërkaq është shumë aktive në rrjetet sociale ku e shohim të postojë foto e video të shumta ku shfaqet gjithnjë në formë.

Këtë herë ajo ka postuar një nga ato videot e famshme të snapit ku shfaqet fillimisht një pyetje e më pas del përgjigjia.

“Cili do të jetë lajmi më i bujshëm për 2020”, ishte pyetja e modeles dhe përgjigja është se do të marrë një propozim.

Modelja reagon e emocionuar nga ky fakt dhe duket sikur në fakt po i thotë reperit se e emocionin ideja e një propozimi.

Ata të dy janë bashkë prej kohësh dhe pavarësisht se u përfol se janë ndarë, një lajm që e ka pranuar vetë Fero, modelja tregoi krejt të kundërtën, duke shpjeguar arsyet përse nuk duan që ta bëjnë publike lidhjen e tyre.

Link: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrSn32MndME/https://www.instagram.com/p/B7Lwr_DFXX2/