Këngëtarja e njohur Nora Istrefi do të jetë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” në “Top Channel”.
Lajmin e publikoi fillimisht Arbana në instagramin e saj, ndërsa tashmë edhe vetë Nora ka publikuar një foto ndërsa thotë se po bëhet gati për spektaklin në fjalë.
Ajo çfarë na bëri përshtypje në fakt është pamja e Norës e cila falë një grimi perfekt duket shumë ndryshe, por shumë e bukur.
Këngëtarja ka luajtur me ngjyrat e fytyrës dhe tonalitet për ti dhënë sa më shumë ndriçim fotos dhe portretit.
Ajo mban veshur një xhaketë fustan të paktën me aq sa mund të shohim në foto, ku Nora duket tejet sensuale ndërsa pozon ulur në një karrige duke treguar profilin.
“Duke u bërë gati për spektaklin”, shkruan ajo ndërsa i ka lënë të gjithë pa fjalë me pamjen e saj të kuruar deri në detaj.
Që pas ndarjes nga Roberti kjo është hera e parë që këngëtarja merr pjesë në një spektakël.
Në ndryshim nga Roberti ajo nuk ka folur asnjëherë për ndarjen dhe është treguar gjithmonë e kujdesshme, duke mos bërë asnjë lloj komenti që mund të keqinterpretohet në media.
https://www.instagram.com/p/B7sxFIeJyy4/Link: https://www.instagram.com/p/B7sxFIeJyy4/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2Hh6rupq8l/