Home ShowBiz Ajka luan futboll, vogëlushja vrapon pas topit si profesioniste, do të qeshni me lotë
Ajka luan futboll, vogëlushja vrapon pas topit si profesioniste, do të qeshni me lotë
0

Ajka luan futboll, vogëlushja vrapon pas topit si profesioniste, do të qeshni me lotë

0
0

Vajza e Xhensilës dhe Besit është një sportiste e vërtetë dhe këtë sapo na e vërtetoi këngëtarja.

Xhensila ka postuar në instagramin e saj një video të Ajkës e cila po vrapon pas një topi futbolli brenda një kalçetoje.

Vogëlushja është e veshur me një kostum blu me kapuçe në kokë dhe duket një gjë e vogël që vrapon pas një topi të madh.

Pas saj shohim Xhensilën që e nxit duke i dhënë kurajo që ta çojë topin në portë.

Por vogëlushja vrapon për pak pas topit pastaj e lë dhe ecën në drejtim tjetër dhe këtu ndërhyn Besi i cili e merr në dorë situatën.

Videon e ka postuar edhe aktori ndërsa shkruan: “Shife pak ish futbollistin e Mamurrasit, Korabit dhe Shënkollit. Trekëndëshi i Kallakut” duke e shoqëruar komentin me disa emoji me fytyra që qeshin me lotë.

Besi dhe Xhensila u bënë prindër të Ajkës një vit e gjysmë më parë dhe vetëm tani kanë filluar të postojnë foto e video ku zbulojnë portretin e së bijës e cila është një bukuroshe e vërtetë.

Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6wXLPXBATW/