Home ShowBiz Momentet më të bukura, Zajmina na emocionoi me videon e veçantë për ditëlindjen e Khloe
Momentet më të bukura, Zajmina na emocionoi me videon e veçantë për ditëlindjen e Khloe
0

Momentet më të bukura, Zajmina na emocionoi me videon e veçantë për ditëlindjen e Khloe

0
0

Vajza e Zajmina Vasjarit, vogëlushja Khloe bën sot dy vjeç.

Mami Zajmina ka menduar që ta kujtojë këtë ditë të veçantë për të bijën me një video shumë të këndshme ku ka bërë bashkë të gjitha momentet më të bukura me të bijën dhe partnerin e saj.

Në këtë video Zajmina shfaqet duke luajtur, duke festuar, duke vrapuar pas vogëlushes në një përmbledhje që mund të quhet pa frikë një ndër më të bukurat.

Krahas videos nuk mund të mungonte edhe nje mesazh shume emocionues ku Zajmina shpreh gjithë dashurinë që ka për të bijën.

Ajo kujton momentin kur Khloe erdhi në jetë dy vite më parë si dhurata më e bukur që Zoti i ka falur ndonjëherë.

“Unë dhe babi të duam çdo ditë edhe më shumë. Ti je fryma ime, ajri im pa të cilin nuk do jetoja dot. Dua të zgjohem çdo mëngjes dhe të ndjej aromën e gushës tënde, të shoh buzëqeshjen tënde të bukur dhe sytë e tut ë jenë gjithmonë të lumtur”, shkruan ndër të tjera Zajmina krahas videos në urimin që i bën të bijës.

Kjo video ka marrë qindra pëlqime dhe mesazhe urimi nga miqtë, familjarët dhe fansat e këngëtares.

https://www.instagram.com/p/B75d7aCn0Ng/

Link: https://www.instagram.com/p/B75d7aCn0Ng/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6gFaD5HsK-/