Dy ditë më parë këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe i biri Fernando festuan ditëlindjen.
Këngëtarja bëri 35 vjeç, ndërsa Fernando 7 dhe të dy organizuan një festë shumë të veçantë me miq e kolegë.
Këngëtarja ka postuar disa video nga momenti kur Fernando ka fryrë qirinjtë në tortën e tij dhe më pas i është drejtuar edhe tortës së Çiljetës duke fikur edhe qirinjtë e saj.
Ky veprim i Fernandos ka shkaktuar të qeshura dhe humor tek të ftuarit në festë, ndërsa këngëtarja që nuk e priste fryrjen e qirinjve nga i biri ka reaguar e habitur ndërsa më pas ka shpërthyer në të qeshura.
Këngëtarja organizoi një festë shumë të veçantë me miqtë e saj ku gjithçka ishte menduar deri në detajin më të vogël, që nga dekori e deri tek ushqimi, ëmbëlsirat dhe tortat.
Link: https://www.instagram.com/ciljetaxhilaga/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B76nryhg5m2/