Home ShowBiz A është penduar Mozzik? Reperi flet për herë të parë dhe i sqaron të gjitha…
A është penduar Mozzik? Reperi flet për herë të parë dhe i sqaron të gjitha…
0

A është penduar Mozzik? Reperi flet për herë të parë dhe i sqaron të gjitha…

0
0

Reperi Mozzik i është përgjigjur kuriozitetit të fansave lidhur me preferencat e tij, historinë e famës si dhe pendimet në jetë.

Gjatë një seance pyetje përgjigje në instagram reperi është pyetur gjithashtu nëse është penduar ndonjëherë në jetë duke u nisur edhe nga lidhja e shkuar keq me Loredanën.

Mozzik ka dhënë përgjigjen më të sinqertë të mundshme, duke rrëfyer se nuk është penduar për asnjë gjë në jetë, se gjithçka ndodh për një arsye dhe se asnjë gjë nuk është për rastësi.

Me këtë përgjigje reperi duket se i  është përgjigjur edhe kuriozitetit lidhur me Loredanën me të cilën pati një martesë të shkurtër dhe një vajzë.

Mozzik dhe Loredana njoftuan ndarjen disa muaj më parë dhe që atëherë e deri sot, ata të dy vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, me çdo veprim që bëjnë.

Mozzik

Link: https://www.instagram.com/mozzik/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5cdgIKluRk/https://www.instagram.com/p/B4pZptAqQb1/