Home Lifestyle Zbulohen arsyet, ja përse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës
Zbulohen arsyet, ja përse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës
0

Zbulohen arsyet, ja përse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës

0
0

Na ndodh shpesh që të jemi pa energji dhe të mos kemi aspak dëshirë për të punuar.

Madje në mes të ditës ndihemi të përgjumur të lodhur dhe pa dëshirë për ta përfunduar një ditë të zakonshme pune.

Besoj të gjithë e kemi pyetur veten përse ndodh një gjë e tillë sidomos kur kemi fjetur normalisht.

Epo janë disa arsye specifike që na bëjnë të ndihemi të lodhur dhe konkretisht.

  1. Gjumi jo mi mirë

Nëse qëndroni në shtrat më shumë se 5 minuta pas ziles kjo do t’ju bëjë që të merrni një sy gjumë dhe kjo do t’ju shkaktojë lodhje gjatë gjithë ditës. Jo vetëm që nuk do të keni energji, por do t’ju vijë gjumë gjithë kohës.

  1. Dieta e varfër

Nëse keni tendencën të ushqeheni me ushqime që përmbajnë shumë kalori që kërkojnë më shumë sforco për t’u tretur kjo do të shkaktojnë më shumë lodhje, kështu që konsumoni sa më shumë ujë, fruta dhe perime.

  1. Jeta Sedentare

Mungesa totale e aktivitetit fizik dhe qëndrimi gjatë gjithë kohës në karrige, është shumë negative për organizmin. Për të qënë aktiv dhe më energjikë duhet të ushtroheni më shumë dhe të bëni të paktën 20 minuta aktivitet fizik në ditë.

  1. Stresi

Stresi është armiku numër një i të gjithëve.  Sa më shumë stres aq më të lodhur do të ndiheni.

Duhet të bëni gjithçka për të shmangur të paktën stresin në të kundërt situata mund t’ju dalë nga duart.

Link: https://www.medicalnewstoday.com/articles/320800.php#12

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/woman-wearing-collared-top-3094210/