Rudina Dembacaj dhe ish deputeti Mark Froku festojnë këtë vit Shën Valentinin e parë si çift.
Ata e bënë publike romancën e tyre pak kohë më parë dhe që prej atij momenti i shohim të postojnë vazhdimisht fotot ku shfaqen së bashku.
Këtë herë Rudina ka zgjedhur një foto ku shfaqet së bashku me Markun në sfond dhe shkruan: “Gëzuar Shën Valentinin”, shoqëruar me një zemër.
Në një tjetër postim Rudina tregon një çelës shtëpie dhe shkruan se kjo është dhurata e saj për festën, ndërsa menjëherë në foton tjetër sqaron se në fakt kjo është kopja e çelsit të shtëpisë së motrës së saj e cila gjithmonë harron dhe ngelet jashtë.
Aktorja ka bërë pak humor lidhur me çështjen e dhuratave, megjithatë nuk na e ka treguar se cila është realisht dhurata e saj.
Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6_eVKpntf_/