Home ShowBiz Me kufje në vesh duke kënduar “Falling” nga Harry Styles, London na la pa fjalë
Me kufje në vesh duke kënduar “Falling” nga Harry Styles, London na la pa fjalë
0

Me kufje në vesh duke kënduar “Falling” nga Harry Styles, London na la pa fjalë

0
0

Djali i madh i Sara Hoxhës dhe Ledion Liços tashmë është rritur dhe ka filluar madje të manifestojë shijet e të atit edhe në muzikë.

Sara ka postuar në instagram një video të vogëlushit London me një palë kufje të mëdha në vesh duke dëgjuar dhe kënduar këngën “Falling” të Harry Styles.

London dëgjohet të këndojë refrenin e këngës dhe duket kaq i këndshëm kur këndon saqë na I zbukuroi ditën me zërin e tij të veçantë.

Krahas videos Sara ka shkruar: “Djali i babit të vet”, duke dashur të na tregojë se paska të njëjtat preferenca në muzikë njësoj si Ledioni.

Të shumtë janë fansat dhe miqtë e Sarës që kanë reaguar ndaj videos së vogëlushit e cila është vërtetë shumë e bukur.

Sara dhe Ledioni janë bërë prindër për herë të dytë disa muaj më parë me ardhjen në jetë të djalit të dytë vogëlushit Roman.

https://www.instagram.com/p/Bun-eYEgYXX/

Link: https://www.instagram.com/p/Bun-eYEgYXX/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bun-eYEgYXX/