Home ShowBiz Ariana poston videon më të ëmbël të Anës, vogëlushja argëtohet mes lodrave
Ariana poston videon më të ëmbël të Anës, vogëlushja argëtohet mes lodrave
0

Ariana poston videon më të ëmbël të Anës, vogëlushja argëtohet mes lodrave

0
0

Ariana Fejzullahu u bë nënë për herë të katërt disa muaj më parë pas ardhjes në jetë të Anës.

Vogëlushja e ka shtuar edhe më shumë gëzimin në familje dhe kjo duket qartë në videot dhe fotot e shumta që Ariana dhe Ermali postojnë së bashku me vogëlushen.

Ana tashmë është rritur dhe ka filluar madje të luajë me lodrat e saj ndër të cilat më e preferuara është një xhirafë.

Në një video të postuar në instagram vogëlushja është ulur në divan mes lodrave dhe duket një bukuroshe e vërtetë.

Ajo është gati gjashtë muajshe dhe gjithnjë e më shumë po merr tiparet më të bukura të prindërve të saj.

Ariana dhe Ermali janë prindër të katër fëmijëve tre vajzave dhe një djali dhe mesa duket nuk kanë në plan në ndahen.

Ata kanë thënë më herët se mund ta zgjerojnë sërish familjen në të ardhmen me shpresën që të sjellin në jetë edhe një djalë tjetër.

Link: https://www.instagram.com/arianafejzullahu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8eyMCJB_aI/