Home ShowBiz Luana i thotë atij “Të dua” publikisht…
Luana i thotë atij “Të dua” publikisht…
0

Luana i thotë atij “Të dua” publikisht…

0
0

Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka ndryshuar së fundmi look duke u shndërruar një brune shumë simpatike.

Për lookun e saj është kujdesur veçanërisht grimieri i njohur Arbër Bytyqi i cili e ka trasformuar bukuroshen në një super diva.

Grimieri ka postuar në faqen e tij në instagram një foto të Luanës me flokë të zinj dhe me një grim perfekt i cili mesa duket, Luanës i ka pëlqyer shumë.

Kjo duket qartë edhe nga komenti i saj poshtë fotos ku i thotë grimierit “Të dua”.

Luana është duke u përgatitur aktualisht për një tjetër format i cili pritet të vijë shumë shpejt në ekranin e “Top Channel”.

“Take me out”, është një prej formateve që ka thyer rekorde shikueshmërie kudo ku është transmetuar dhe tashmë Luana do ta sjellë edhe në Shqipëri.

Kujtojmë se moderatorja sapo ka përfunduar me suksesin spektaklin “Shiko kush luan”, një program që rezultoi on trending brenda dhe jashtë Shqipërisë.

https://www.instagram.com/p/B9ZUqwiA6Nr/

Luanaa

Link: https://www.instagram.com/p/B9ZUqwiA6Nr/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7LxOCNHnFu/