Home ShowBiz Alex suprizon Jennifer për përvjetor, nuk mund ta shprehte më bukur dashurinë
Alex suprizon Jennifer për përvjetor, nuk mund ta shprehte më bukur dashurinë
0

Alex suprizon Jennifer për përvjetor, nuk mund ta shprehte më bukur dashurinë

0
0

Një vit më parë Alex Rodriguez i ka propozuar për martesë këngëtares Jennifer Lopez, ulur në gjunjë në një plazh në Bahamas.

Që nga ky moment gjërat kanë rrjedhur në qetësi mes tyre dhe i kemi parë gjithmonë e më të dashuruar me njëri tjetrin në pritje të ditës së madhe të martesës që pritet të mbahet këtë vit.

Alex ndërkaq e ka kujtuar këtë ditë përmes një videoje të veçantë të postuar në instagram shoqëruar me një mesazh të gjatë dashurie që çdo femër do të donte ta dëgjonte nga partneri i saj.

Në këtë video Alex tregon momentet që nga propozimi në plazh kur Jennifer I tha po e më pas gjithë momentet më të bukura të kaluara së bashku.

“Një vit më parë në një plazh në Bahamas, uynë ishte nervoz, më nervoz sesa në gjithë karierën time prej lojëtari. U ula në gjunjë dhe të bëra ty një pyetje dhe ti the po. Jennifer çdo moment me ty është një bekim. Ti je mikja ime më e mirë, inspirimi im, një nënë e mrekullueshme dhe një model për gjithçka. Macha, jam kaq me fat që jam me ty. Faleminderit që e bën jetën time më të mirë. Mezi pres të bëj më shumë kujtime me ty”. Shkruan Alex në videon me momentet e tyre më të bukura.

https://www.instagram.com/p/B9ia8bMHTLA/

Link: https://www.instagram.com/p/B9ia8bMHTLA/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7AqQdwAC4N/