Home Aktualitet Mbyllet qarkullimi nga nesër deri të dielën në mesnatë, ja qytetet që preken
Mbyllet qarkullimi nga nesër deri të dielën në mesnatë, ja qytetet që preken
0

Mbyllet qarkullimi nga nesër deri të dielën në mesnatë, ja qytetet që preken

0
0

Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar pak minuta më parë përmes një statusi në Facebook se që nga ora 6 e mëngjesit të së premtes e deri në mesnatën e ditë së dielë do të blindohet perimetri i qarqeve Tiranë-Durrës.

Sipas njoftimit të kryeministrit do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe atyre të transportit ndërurban drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas.

Gjithashtu në njoftim thuhet se qarkullimi i automjeteve dhe transportit urban do të mbyllet në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë.

Qarkullimi në këto zona sipas kryeministrit do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat, automjetet e shërbimit shëndetsor dhe ato që transportojnë mallrat.

Kryeministri ka sqaruar edhe njëherë se gjithë këto masa janë marrë për të mbrojtur çdo qytetar, çdo familje dhe vetë Shqipërinë përballë një situate të tillë.

ramaok

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9mwOpjhirI/