Home ShowBiz “Nuk mund ti përqafoja prindërit, po derdhnin lotë”, Ermali feston ditëlindjen më të trishtë
“Nuk mund ti përqafoja prindërit, po derdhnin lotë”, Ermali feston ditëlindjen më të trishtë
0

“Nuk mund ti përqafoja prindërit, po derdhnin lotë”, Ermali feston ditëlindjen më të trishtë

0
0

Ermal Mamaqi ka festuar ditëlindjen një ditë më parë, por ndryshe nga çdo vit, kjo ditëlindje kaloi në kushtet e karantinës.

Në një postim të tij në instagram Ermali ka publikuar foton e prindërve të tij në derën e shtëpisë, ndërsa poshtë shihet një tortë.

Këtë foto ai ua bëri prindërve nga larg, pasi disa minuta më parë kishte lënë tortën tek dera dhe ishte larguar menjëherë sapo i kishte rënë ziles, duke qëndruar larg nga frika e virusit.

Krahas fotos aktori poston mesazhin më prekës duke emocionuar të gjithë me fjalët e tij.

Ai tregon se si prindërve ju mbushën sytë me lotë dhe ai po e shihte skenën nga larg duke mos patur mundësi t’ju afrohet.

Më pas aktori thotë se ka shkuar në makinë dhe nuk ka mundur dot të mbajë lotët ndërsa shton se do të donte ti përqafonte prindërit, por nuk mundej.

Ermali ka vënë theksin tek rëndësia e disa gjërave në dukje të vogla, por që në kohë të caktuara kanë një rëndësi të jashtëzakonshme.

https://www.instagram.com/p/B-Ajdn4DhHi/

Link: https://www.instagram.com/p/B-Ajdn4DhHi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3W1rvohodu/