Home Aktualitet Ndërron jetë 66 vjeçari, viktima e 8-të nga Coronavirus në vend
Ndërron jetë 66 vjeçari, viktima e 8-të nga Coronavirus në vend
0

Ndërron jetë 66 vjeçari, viktima e 8-të nga Coronavirus në vend

0
0

Shkon në 8 numri i të vdekurve nga COVID-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se mbrëmjen e djeshme humbi jetën në spitalin infektiv një 85 vjeçare nga Tirana e cila mbërriti me urgjencë në gjendje të rëndë.

E moshuara vuante nga disa sëmundje të tjera kronike, ndërsa u testua edhe me COVID-19.

Ndërkaq gjatë mëngjesit të sotëm ka humbur jetën edhe një 66 vjeçar nga Fieri i cili pësoi infarkt.

Ai kurohej prej dy ditësh në spitalin infektiv dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk mundi të mbijetonte, ndërkohë mësohet se 6e vjeçari vuante edhe nga sëmundje të tjera kronike.

Aktualisht në vendin tonë janë rregjistruar deri tani 174 të prekur nga COVID-19.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydAafgAumE/