Reperi Stresi në një lidhje me Skype në emisionin “Rreze Dielli”, ka folur më shumë lidhur me jetën e tij në karantinë si dhe për projektet që e presin.
Ai tha se gjatë këtyre ditëve në karantinë ka filluar të mësojë gatimin, ka lënë duhanin dhe gjithashtu po vazhdon me projektet e tij muzikore.
Ai tha se këngët e tij mbetet hite dhe nuk vdesin asnjëherë, prandaj ai thotë se është Elita 5 i dytë.
Ndërkaq ai ka zbuluar edhe një prej projekteve më të rëndësishme të tij, bashkëpunimin me reperin e famshëm grek Light.
Stresi tha se ky bashkëpunim tashmë është gati dhe kënga është shumë e veçantë.
Kënga është realizuar pak përpara se të fillonte karantina dhe se artistët me të cilët po bashkëpunon do të vijnë në Shqipëri për xhirimet.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=sdIXvHxpRac
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B96sP67pnKj/