Home ShowBiz “Jam Elita 5 i dytë”, Stresi këngë me reperin e famshëm grek
“Jam Elita 5 i dytë”, Stresi këngë me reperin e famshëm grek
0

“Jam Elita 5 i dytë”, Stresi këngë me reperin e famshëm grek

0
0

Reperi Stresi në një lidhje me Skype në emisionin “Rreze Dielli”, ka folur më shumë lidhur me jetën e tij në karantinë si dhe për projektet që e presin.

Ai tha se gjatë këtyre ditëve në karantinë ka filluar të mësojë gatimin, ka lënë duhanin dhe gjithashtu po vazhdon me projektet e tij muzikore.

Ai tha se këngët e tij mbetet hite dhe nuk vdesin asnjëherë, prandaj ai thotë se është Elita 5 i dytë.

Ndërkaq ai ka zbuluar edhe një prej projekteve më të rëndësishme të tij, bashkëpunimin me reperin e famshëm grek Light.

Stresi tha se ky bashkëpunim tashmë është gati dhe kënga është shumë e veçantë.

Kënga është realizuar pak përpara se të fillonte karantina dhe se artistët me të cilët po bashkëpunon do të vijnë në Shqipëri për xhirimet.

https://www.youtube.com/watch?v=sdIXvHxpRac

Link: https://www.youtube.com/watch?v=sdIXvHxpRac

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B96sP67pnKj/